Detaje nga aksioni i SPAK: Si u përzgjodh kompania me ofertën 5 miliardë lekë më të lartë se të tjerat

0

Mësohen detaje te reja nga hetimet e tenderit në Ministrinë e Brendshme ku në pranga përfundoi Drejtoresha e Prokurorimeve Publike në këtë ministri Edlira Naqellari. Sipas dosjes së SPAK, tenderi është mbajtur më datë 1.05.2020 me objekt “Blerje dhe shperndarje e uniformave dhe këpucëve të policisë së shtetit” për 4 vjet, me fond limit 2,800,347,570 lekë të reja pa TVSH apo rreth 27 milionë euro me TVSH.

Burime nga grupi hetimor bejnë me dije se përveç faktit se kompania fituese ka fituar edhe pse ka ofruar 5 milardë lekë më shumë se kompanitë e tjera, ka pasur gjithashtu  mungesë dokumentacioni. Ndërkohë referuar hetimeve te SPAK mësohet se edhe pse tenderimi është bërë me 11 maj, ndërkohë që klasifikimi nuk është bërë ashtu siç e parashikon ligji, brenda 10 ditëve por është bërë rreth një muaj më pas. faxweb

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu