Policia gjen dy fëmijë të mitur që kishin humbur në plazh

0

Dy fëmijë të moshës 5 dhe 7-vjeçare humbën kontaktet me prindërit e tyre këtë të dielë në plazhin e Shëngjinit.

Të shqetësuar, prindërit njoftuan policinë, të cilët pas kontrolleve të shumta, fatmirësisht arriten t’i gjenin të miturit

 

Njoftimi i plotë i policisë:

Shërbimet e Policisë në Shëngjin ,kanë marr njoftim së në zonën e plazhit Shëngjin, dy fëmijë të moshës 5 dhe 7 vjeç, kanë humbur kontaktet me familjet e tyre.

Pas kontrolleve nga shërbimet e Policisë u gjetën të dy fëmijët dhe iu dorëzuan familjarëve të tyre në gjëndje të mirë shëndetësore.

Policia në shërbim të komunitetit, për çdo problem telefononi 112, sigurojmë reagim të menjëhershëm.