Kishte shkuar për t’u larë në lumin Osum, mbytet 7-vjeçari

0

Një 7-vjeçar është mbytur në lumin Osum në Berat, teksa kishte shkuar për t’u larë me bashkëmoshatarët e tij.

Punonjësit e Policisë, bashkë me banorët e fshatit, pasi kontrolluan në lumë, gjetën dhe nxorën trupin e pajetë.

I mituri është mbytur në rrjedhën e lumit pranë fshatit Moravë, ndërsa aty pranë ka qenë dhe babai 7-vjeçarit i cili ka qenë duke  kullotur bagëtitë.

Njoftimi i policisë:

Në fshatin Moravë, në lumin Osum, shtetasi N. P., 7 vjeç, është mbytur gjatë kohës që ka qenë duke u larë në këtë lumë.

Punonjësit e Policisë, bashkë me banorët e fshatit, pasi kontrolluan në lumë, gjetën dhe nxorën trupin e pajetë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. 


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu