Plagosja me armë në lokal, njëri nga të rinjtë në gjendje të rëndë. Përse ndodhi sherri

0

Një konflikt pë motive banale degradoi në përdorimin e armëve në një lokal në Tiranë. Altin Gjoka 32 vjeç, i cili ka marrë një plumb në shpatull dhe Jetmir Marashi 28 vjeç, që është qëlluar në gjoks.

Dy të rinjtë janë transportuar në spital, ndërsa Marashi është në gjendje të rëndë për jetën.

Nga të dhënat e para mësohet se autori është identifikuar dhe është shpallur në kërkim, ndërsa policia ka rrethuar zonën ku ndodhi ngjarja në një lokal në rrugën “Todi Shkurti”, pranë Qytetit Studenti.
Nga të dhënat paraprake mësohet se shkak i konfliktit ka qenë fërkimi i makinave, por nuk përjashtohen edhe konflikte të mëparshme.
Sipas burimeve, sherri nisi pas përplasjes së dy makinave, pra për motive banale. Policia ka identifikuar autorin dhe po punon për kapjen e tij.

Çështja është nën hetim.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 24.07.2021, rreth orës 20:30, në rrugën “Todi Shkurti” , dyshohet se gjatë një konflikti të çastit janë plagosur me armë zjarri shtetasit A. Gj., 32 vjeç dhe J. M., 28 vjeç, të cilët u dërguan në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë kanë bërë rrethimin e zonës dhe identifikimin e autorit të dyshuar, i cili për shkak të hetimit nuk bëhen të ditura gjeneralitet e tij.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu