Pak javë pas aksioneve në Bashkinë e Lushnjes dhe në Ministrinë e Brendshme, SPAK dhe krimi ekonomik kanë zhvilluar një aksion ditën e sotme në zyrën e hipotekës në Tiranë.
Policia e Shtetit është duke zhvilluar një operacion në Tiranë, konkretisht pranë Hipotekës ku mësohet se po ekzekutohen masa sigurimi të lëshuara nga SPAK.
Burime bëjnë me dije se janë lëshuar 5 urdhër arreste në total, prej të cilëve janë ekzekutuar vetëm tre.
Operacioni është ende në vijim, ndërkohë që është duke u zhvilluar nga Krimi ekonomik ndërkohë nga burime nga grupi hetimor mësohet se operacioni nuk është shtrirë vetëm në drejtorinë e hipotekës, autoritetet tregohen mjaft të rezervuara pasi operacioni është ende në vijim.