Një 58-vjeçar nga fshati Delisuf, është arrestuar nga Policia e Vlorës pasi gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, dyshohet se ka goditur me armë zjarri shtetasin Viktor Hyso, 55 vjeç, banues në Novosel,i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Lumi i Kripës”, në afërsi të fshatit Dëllënjë. Shërbimet policore kanë shkuar menjëherë në vendngjarje duke bërë të mundur identifikimin e autorit si dhe kanë sekuestruar në vendin e krimit në cilësinë e provës materiale edhe armën e gjahut çifte, të cilën autori i krimit Sotir Gjonçari, e posedonte me leje. Autori është shoqëruar në Komisariatin e Vlorës për kryerjen e veprimeve të mëtejshme hetimore.
Njoftimi i Policisë
Pas marrjes së njoftimit se në vendin e quajtur “Lumi i Kripës”, në afërsi të fshatit Dëllënjë, është plagosur me armë gjahu shtetasi V. H, menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë të cilat bënë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar.
Falë reagimit në kohë dhe punës profesionale u bë e mundur shoqërimi i autorit të dyshuar, shtetasit Sotir Gjonçari, 58 vjeç, banues në Delisuf, i cili gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, dyshohet se ka plagosur me armë gjahu çifte, shtetasin Viktor Hyso, 55 vjeç, banues në Novosel, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e gjahut çifte (të cilën ky shtetas e posedonte me leje).
Shtetasi Sotir Gjonçari, u shoqërua në Komisariatin e Policisë Vlorë për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale hetimore