Greqi/ Mbi 150 shtëpi të djegura, evakuohen banorët

0

Situata e zjarreve në Greqi mbetet kritike. Së fundit vatrat e zjarrit kanë përfshirë disa zona në Evia, duke u përhapur nga një fshat në tjetrin.

Përkatësisht flakët janë duke u përhapur drejt fshatrave Kalamoundi, Kourlouli dhe Skepasti.

Në komunën Mantoudi në Evia janë djegur të paktën 150 shtëpi, njoftoi nënkryetari i Mbrojtjes Civile Argyris Liaskos, ndërsa bëri thirrje për më shumë mjete ajrore pasi zjarri po bëhet i pakontrollueshëm.

“Situata është shumë e vështirë. Zjarri është bërë i pakontrollueshëm”, theksoi ai.

Ndërkohë 95 zjarrfikës me 35 automjete, katër grupe këmbësore janë aktivizuar në operacionin e shuarjes së zjarrit , ndërsa dy avionë dhe një helikopter janë duke ndërhyrë nga ajri.

Gjithashtu disa fshatra janë evakuuar, ndërsa banorët e kanë kaluar natën në shtëpitë e atë afërmve apo në hotele. Situata në Evia mbetet kritike pasi shumë vendbanime janë djegur dhe disa të tjerë janë në rrezik.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu