“Kemi filluar operacionin me mbështetjen e helikopterit që ka ardhur nga Holanda. Këtu jam me Prefektin e Vlorës. Kemi patur një qetësim dhe shuarje falëve punës me shumë forca të ditës së djeshme. Gjatë mesnatës ka patur një vatër të re në Gjirin e Geramës dhe një riaktivizim në Dukat. E kishim fikur atë vatër para disa ditësh, tani po punojmë përsëri sepse në mengjesin e sotem është gdhirë e rindezur. Kemi dyshim të fortë për zjarrvënie të qëllimshme. Mbetet e hapur ftesa jonë për qytetarët që të denoncojnë këta zjarrvënës e të marrin dënimin sipas ligjit”, tha Peleshi.