Kryetarin e Sindikatës së Zjarrfikësve, Bledar Bajramaj ka zhvilluar një intervistë ditën e sotme për Fax News, ku ka folur për situatën e zjarreve në vendin tonë si edhe për mospagimin e orëve shtesë të punës.
Bledar Bajramaj ngriti shqetësimin se zjarrfikësit shqiptarë nuk kanë pajisjet e duhura për të luftuar me flakët, si këpucë, xhaketa apo pantallona.
“Këto janë problematika që janë ngritur edhe më përpara nga ne. Janë bëra disa mbledhje me urdhër të Ministrit të Brendshëm, dhe janë parë si problematika, por për të bërë diccka të mirë duhet dhe koha e vet. Flasim për përgatitjen e zjarrfikësve. Nuk kanë pajisjet e duhura, duke filluar nga këpucët, pantallonat dhe xhaketat. Nuk i kanë fiks për zjarre në pyje. Duhen kambale që mos ta shpojë as gozhda dhe të jenë zjarrduruese. Nuk i kanë këto kushte dhe po hipin në mal. Vështirësia është shumë e madhe. Themi se zjarfikësit kanë canta shpine me ujë. Zjarri fiket me helikopter, ndërsa zjarrfikësit me ccanta shpine fikin vatrat jo zjarrin”, theksoi ai.
I pyetur për problematikën e orëve shtesë të punës që nuk i janë paguar zjarrfikësve, Bledar Bajramaj deklaroi se kjo është një problematikë vetëm në Vlorë, aty ku zjarrfikësit janë paguar vetëm për 40 orë nga 300 orë pune shtesë që kanë kryer.
“Për pjesën e pagesave, këto janë problematike që i kemi diskutuar edhe në Ministrinë e Brendshme. Këtë muaj, me urdhrin e Ministrit kalojnë orët e natës. Kështu është rënë dakord. Kam një problem me Vlorën, që kanë bërë shumë orë nate dhe shumë orë ditë. VKM thotë se fiton shtesë 25% për ccdo orë pune në ditën e zakonshme, 50% për ccdo orë gjatë pushimit javor. Vlora ka marrë vetëm 40 orë nga 300 orë që kanë bërë, sipas Kryetarit Leli”, tha ai.