Gazetari nga Kosova Berat Buzhala ka reaguar, pasi Mustafa Nano është shprehur se këngëtari serb Goran Bregoviç mund të këndojë në Festivalin e Birrës në Korçë.
Buzhala thekson se si Mustafa Nano mendon edhe Rama, pasi të dy duan serbët.
Postimi i Berat Buzhalës:
Jo Mustafë, ai nuk po vjen ne Shqiperi si i penduar. Ne Shqiperi nuk po vjen si i penduar as Vucici, e as ata serbet qe e degjojne Draganen. Po vijne sepse dera per ta eshte e hapur. Sepse ne Shqiperi ka kozmopolit, sikur ti, qe ua zeni per te madhe kosovareve qe edhe me tutje kane ndjenja anti serbe.
Qe cka thote Mustafa, i cili me me shume deshire e quan veten Muchi: Ne nuk mund të mbetemi pengje të një antisllavizmi të paketuar jetë e mot. Këtë të fundit e them në radhë të parë për shqiptarët e Kosovës, të cilët ngacmohen menjëherë nga çdo gjë serbe.
Do me thane sipas Mustafes ne jemi pengje te se kaluares. Fatkeqesisht nuk eshte vetem Mustafa qe mendon keshtu. Eshte edhe ai i Gjati. Keta mendojne qe na kur flasim per vrasja dhe masakra, kur tregojme qe Vucici ka qene pjese e ketyre krimeve, ne po aktrojme.
Per Mustafen, dhe atyre si Mustafa, nuk eshte e rendesishme me gjase kur elita politike dhe kulturore ne Gjermani per cdo vit, per cdo pervjetor, detyrohet me kerku falje, me u pendu per krimet ndaj hebrenjve.
Mustafa kete nuk deshiron ta kuptoj. Per te eshte shume e rendesishme qe kosovaret ta harrojne golgoten e tyre. Nese ne flasim per krimet serbe, per mospendesen serbe, ne jemi nacionaliste primitive, jemi patriote fallse.
Sikur te ishte vetem Mustafa, i cili tek une megjithate i merr piket maksimale per sinqeritet [🙂] .