70-vjeçari humb jetën në përpjekje për të ndihmuar zjarrfikësit

0

Drejtuesi i një buldozeri në Greqi ka humbur jetën ndërsa mundohej që të ndihmonte zjarrfikësit në Fokida që të shuanin flakët. Siç raportojnë mediat në vend, mjeti i rëndë u rrëzua pas përplasjes me një shkëmb duke i marrë jetën drejtuesit 70-vjeçar.

Tashmë në komunitetin ku ai jetonte ka rënë zia. Banorët flasin për një njeri që e donte shumë vendin e tij, dhe që pavarësisht moshës nuk ngurroi të ndihmonte “siç ka bërë gjithmonë në situata të vështira”.

Askush nuk i di ende saktësisht rrethanat e aksidentit dhe se pse i moshuari humbi kontrollin e mjetit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu