Përplasen dy mjete në autostradë, 3 të plagosur rëndë nisen drejt Traumës

0

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Fushë Krujë-Milot.

Si pasojë e përplasjes së dy mjeteve me targa të Kosovës, 3 persona kanë mbetur të plagosur rëndë, dhe janë nisur me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

Ky aks është një njollë e zezë sa i takon aksidenteve në vend.

Ende nuk bëhen me dije shkaqet e aksidentit të mëngjesit të sotëm, dhe as identitet e personave të plagosur.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu