Shkoi të vizitohej, gjinekologu bën veprime të pahijshme me të renë

0

Mediat greke raportojnë se një mjek gjinekolog është arrestuar nga policia mbrëmë në Heraklion, duke shkaktuar një tronditje në komunitetin lokal të zonës.

Sipas informacioneve nga policia, mjeku 50-vjeçar u arrestua pas denoncimit që kishte bërë një vazjë 18-vjeçare, sipas së cilës mjeku kishte kryer veprime të pahijshme teksa e vizitonte.

Mjeku e mohon akuzën e ngritur ndaj tij, duke argumentuar se ajo që ndodhi bazohej në procedurat e punës dhe nuk kishte si ta vizitonte ndryshe vajzën.

Sipas denoncimit të së resë, vajza kishte shkuar për një vizitë gjinekologjike.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu