Shënohet viktima e dytë nga zjarret në vend. Tatiana Haxhiaj 60 vjeç u shtrua në spital në 3 gusht të këtij viti pasi mori dëme të rënda nga zjarri pranë banesës së saj në fshatin Asim Zeneli të Gjirokastrës.
Bashkëshorti i saj Andrea Haxhiaj ndërroi jetë po atë ditë nga plagët e marra ndërsa Tatjana kishte djegie ne mbi 80% te trupit.
Pas 8 ditësh mjekimi ne spital ajo nuk ia doli dot ta fitonte betejen me vdekjen. Çifti kishte 2 fëmijë, njërin me studime në Tiranë, e tjetrin që jetonte me ta në fshat.