Nuk pranuan që të vaksinoheshin, pezullohen nga puna 7 infermierë dhe dy punonjës social

0
Un momento della presentazione del nuovo Pronto Soccorso dell'Ospedale Martini con i medici ed gli infermieri, Torino, 16 luglio 2021. ANSA/TINO ROMANO

Vaksinimi është kthyer në një kusht për punonjësit e shëndetit social në Itali, dhe të gjithë ata që refuzojnë duket se do të vuajnë pasojat deri në largimin nga puna.

Ansa shkruan se në kuadër të këtyre zhvillimeve në Itali, 7 infermierë dhe dy punonjës social në spitalin e Umbrias janë pezulluar nga puna, ndërsa lajmi konfirmohet nga autoritetet shëndetësore.

Ata shprehen se kushdo që nuk pranon të vaksinohet do të ketë të njëjtin fat, ndërkohë që Italia ishte një prej shteteve më të goditur nga pandemia e Covid, vitin që lamë pas.

Vaksina po kthehet në një detyrim edhe për të marrë shërbime në ambiente të mbyllura, si dhe për udhëtime nga njëri shtet në tjetrin.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu