Humbin jetën 5 persona në kaosin e krijuar në aeroport, në përpjekje për t’u larguar nga Kabuli

0

Situata në Afganistan ka dalë jashtë kontrollit dhe trupat talebane kanë mësyrë edhe në kryeqytetin Kabul, duke marrë edhe pallatin presidencial, pas largimit të Presidentit drejt Taxhikistanit.

Nga vetë pamjet shihet qartë se salla e nisjes u shndërrua në kaos. Pasi kanë qenë deputetët, zëvendësministra dhe disa të famshëm të cilët janë larguar në fillim nga vendi.

Banorëve i është dashur të presin me orë të tëra duke krijuar trazira e konflikte, në aeroport. Gjatë këtyre momenteve kaosi dhe tmerri janë vrarë të paktën 5 persona, të cilët kanë humbur jetën në përpjekje për t’u larguar nga Kabuli.

Sic shihet edhe nga videot njerëzit janë shumë të dëshpëruar, disa vrapojnë drejt aeroportit, e disa të tjerë largohen pa e ditur se ku, vetëm për t’iu shpëtuar këtij kaosi.

Infowebtv


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu