Asnjë gjurmë të tyre, dy fëmijë shqiptarë shpallen në kërkim ndërkombëtar pas rrëmbimit

0

Dy fëmijë shqiptarë emigrantë në Gjermani prej 7 muajsh rezultojnë të humbur dhe kërkimi është shtrirë në disa vende, mes të cilëve edhe në Spanjë.

Mediat e huaja bëjnë me dije se të miturit ishin emigrantë me nënën e tyre në Gjermani ku dyshohet se është bërë dhe rrëmbimi i tyre.

Aktualisht të miturit po kërkohen nga autoritetet spanjolle të Tenerife. Zhdukja, është denoncuar nga mamaja e fëmijëve e cila tha se fëmijët janë marrë nga babai i tyre dhe nuk dihet se ku janë.

Nëna ka bërë denoncimin më 17 janar të këtij viti për rrëmbimin e fëmijëve të saj nga babai në Gjermani, e ndërsa hetimet janë shtrirë deri në Spanjë, kjo sepse ka dyshime që ato fshihen në ishullin Tenerife.

Bëhet fjalë për dy fëmijët Kristian Toska dhe Amantia Toska, përkatësisht të moshës 11 dhe 10 vjeç.

Nga ana tjetër policia gjermane ka kontaktuar autoritetet spanjolle duke kërkuar bashkëpunimin e tyre, pasi një nga pistat e hapura të hetimit të tyre tregon se babai i dy fëmijëve mund të ketë udhëtuar në Tenerife bashkë me fëmijët dhe po mundohet të fshihet në ishull.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu