Ky shtet evropian do të strehojë 20 mijë afganë me të drejtë të përhershme për të jetuar aty

0

Mijëra refugjatë afganë do të zhvendosen në Mbretërinë e Bashkuar. Ky është premtimi i qeverisë britanike pas krizës humanitare të shkaktuar nga ardhja në pushtet e talebanëve.

Sipas mediave ndërkombëtare bëhet me dije se në Britani do të strehohen deri në 20 mijë afganë dhe do t’iu ofrohen një jetë e përhershme gjatë viteve të ardhshme.

Në vitin e parë, 5000 refugjatë do të kenë të drejtë të jetojnë dhe përparësi nga kjo skemë do të kenë  gratë, vajzat dhe të tjerët në nevojë.

Sekretarja e Brendshme, Priti Patel, u bëri thirrje vendeve të tjera që të ndihmojnë, duke thënë se Britania e Madhe nuk mund të bëjë këtë gjë e vetme.

Nga ana tjetër partitë opozitare e kanë kritikuar qeverinë për këtë zgjidhje që ka propozuar. Mes personave që pritet të strehohen në Britaninë e Madhe janë shumë përkthyes dhe anëtarë të familjeve të tyre që kanë ndihmuar autoritetet britanike gjatë luftës në Afganistan.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu