“Lufta kundër terrorizmit”, ambasadorja Yuri Kim jep çmimin Vlerësimi për Gledis Nanon

0

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim ka vlerësuar me një çmim Gledis Nano, drejtor i Anti-Terrorizmit në Policinë e Shtetit Shqiptar.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ambasada e SHBA, bën me dije se Nano është vlerësuar për bashkëpunimin dhe përkushtimin e tij në mbështetje të përpjekjeve të përbashkëta për të luftuar terrorizmin global.

“Më 17 gusht, Ambasadorja Yuri Kim dorëzoi një Çmim Vlerësimi për Gledis Nano, Drejtor i Anti-Terrorizmit në Policinë e Shtetit Shqiptar. Çmimi e vlerësoi Z. Nano për bashkëpunimin dhe përkushtimin e tij në mbështetje të përpjekjeve të përbashkëta të Ambasadës Amerikane me Policinë e Shtetit Shqiptar për të luftuar terrorizmin global. Ambasadorja Kim nënvizoi gjithashtu edhe bashkërendimin dhe bashkëpunimin e tij me të gjitha çështjet e Ambasadës për zbatimin e ligjit dhe ato kundër terrorizmit” thuhet në postim.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu