OKB thirrje Perëndimit: Ndaloni dëbimin e refugjatëve afganë

0

Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët, Filippo Grandi, u ka bërë thirrje vendeve perëndimore që të mos dëbojnë qytetarët afganë pas marrjes në kontroll të vendit nga talebanët.

Disa vende europiane – përfshirë Gjermaninë dhe Holandën kanë hapur kufijtë e tyre.  Por një numër vendesh të tjera të BE-së -së janë zotuar se nuk do të pranojnë afganë. Javën e kaluar Austria i bëri thirrje Komisionit Europian  të mos dëbonte azilkërkuesit  afganë.

Grandi tha se ishte gjithashtu e rëndësishme që fqinjët e Afganistanit, veçanërisht Irani dhe Pakistani, të mbajnë kufijtë e tyre të hapur duke strehuar afganët që po i largohen sundimit taleban.

Sipas Grandit, mund të jetë i nevojshëm një program zhvendosjeje në planin afatgjatë. Deri më tani rreth 550,000 afganë janë zhvendosur që nga janari.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu