Publikohet foto. Ky është i riu që u qëllua 6 herë me pistoletë në atentat afër shtëpisë

0

Del foto e të riut Tajar Fetiu që u qëllua 6 herë me pistoletë në rrugicën pranë banesës së tij në lagjen  “Dëshmorët e Kombit”, rruga e xhamisë, në vendin e quajtur “Kinoklubi” në Berat.

Pasi e ka goditur disa herë me armë Fetiun, është larguar në rrugicat e lagjes. POor policia ka administruar kamerat dhe deklaron se e ka identifikuar autorin.

Fillimisht, i plagosuri Tajar Fetiu është transportuar drejt Spitalit Rajonal Berat, por për shkak të gjendjes së tij të rëndë ai është transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Pas plagosjes, në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policore, që kanë kryer për disa orë këqyrjen e vendit të ngjarjes, ku kanë gjetur edhe 6 gëzhoja pistotele.

Ende nuk dihen shkaqet e atentatit. I riujetonte prej shumë vitesh në Tiranë dhe kishte ardhur në qytetin e Beratit për të ajrosur shtëpinë e vjetër të familjes.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se vetë i plagosuri Tajar Fetiu jetonte prej vitesh në Londër dhe kthehej çdo vit në verë për pushime.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu