“O zot më vdis dhe mua!”, furgoni i shtypi të birin 6-vjeçar, postimi drithërues i të ëmës

0

E ëma e 6-vjeçarit që humbi jetën në aksidentin e ndodhur mëngjesin e ditës së djeshme në Shëngjin, ka prekur me fjalët e ndjera në facebook për humbjen e të birit të saj.

O Zot më vdis dhe mua, o zot“, shkruan mes dhimbjes e ëma e 6-vjeçarit.

Postimi i plotë:

O Shpirt, o zemer, o jeta mamit! Ti ma vrave shpirtin o zemer, pse ike ngele vetem o shpirt, pse nuk vdiqem te gjith me ty pse, o i bukuri im a po te mungoj mami ty, si do fle un pa ty………… o Zot me vdis dhe mua o zot

Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e ditës së djeshme rreth orës 08.45, në qendër të qytetit të Shëngjinit.

6-vjeçari ka qenë i shoqëruar nga prindërit e tij, dhe u është shkëputur në momentin që po kalonin rrugën, duke u përplasur më pas nga furgoni.

Fëmija së bashku me familjen e tij, janë me origjinë nga Burreli, por me banim në Londër. Ata kishin ardhur në Shqipëri për të kaluar pushimet e tyre, por që fatkeqësisht përfunduan në mënyrë tragjike.

Ndërkohë që hetimet vijojnë, në bazë të zbulimeve paraprake është bërë ditën e sotme arrestimi i shoferit të kamionit që aksidentoi vogëlushin.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu