Ditën e sotme pritet të mbërrijnë në vendin tonë afganët. Në Rinas , janë ngritur çadrat për strehimin e tyre. Ata do të qëndrojnë fillimisht në këto çadra dhe më pas do të zhvendosen në Qytetin Studenti dhe në bazën në ushtarake në Durrës.
Nga burimet behet me dije se sot punonjësit po pastrojnë cdo cep të mundshëm me fshesa dhe cdo mjet tjetër në përgatitje për ardhjen e tyre ndërkohë dhjetëra studentë janë zhvendosur në dy godina të tjera.
Kontingjenti i parë i refugjatëve afganë do të qëndrojnë në vendin tonë përkohësisht si pjesë e angazhimit të qeverisë shqiptare për të përmbushur një kërkesë të aleatëve amerikanë. Më pas ata do të largohen më pas drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Qeveria shqiptare ka marrë të gjitha masat për strehimin e tyre, të cilët u larguan nga lufta pasi talebanët morën pushtetin.
Çështja e strehimit të qytetarëve afganë, ka qenë tema kryesore e debatit në ditët e fundit në vendin tonë.