Dëmtohet kisha e Shën Marisë, hajdutët hapin gropën e thellë 6 metra : Kujtonin se ishte i fshehur një thesar

0

Bëhet me dije se persona ende të paidentifikuar kanë dëmtuar kishën e Shën Marisë në fshatin Vodicë të Kolonjës.

Sipas informacioneve nga brenda instutucionit fetar theksohet se një gropë prej 6 metrash e thellë dhe me diametër 1 metër është hapur në vendin e pagëzimores së kishës.

Qëllimi i personave që kanë kryer këtë akt është grabitja, pas një informacioni të gabuar se se aty ndodhej i fshehur një thesa me flori.

Në lidhje me rastin në fjalë kanë nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu