Pas fotove nudo, Britney Spears akuzohet për dhunë

0

Britney Spears është e dyshuar dhe aktualisht po hetohet pas një “mosmarrëveshje” të dyshuar me një punonjëse, e cila akuzon këngëtaren se e ka goditur në dorë.

Autoritetet po hetojnë Spears pasi dyshohet se ajo ka goditur një punonjëse gjatë kësaj jave.

Këngëtarja e hitit “Toxic”, 39 vjeçe, është e dyshuari në një hetim, ka treguar zëdhënësi i Zyrës së Policisë të Qarkut Ventura për E! News në një deklaratë. “Mosmarrëveshja” dyshohet se ndodhi në shtëpinë e yllit të popit ditën e hënë, rreth orës 10 të mëngjesit.

Punonjësja pretendon se Spears e goditi me një telefon tek duart pasi “u përball me të” kur punonjësja u kthye nga një vizitë te veterineri. Punonjësja gjithashtu deklaron se Spears “goditi dorën e saj” edhe pse sipas policisë “nuk ishte lënduar”.

Autoritetet u thirrën në vendngjarje, por sapo mbërritën oficerët, ata mësuan se punonjësja ishte larguar nga shtëpia dhe kishte shkuar në stacionin lokal në Thousand Oaks, Kaliforni, për të raportuar incidentin e pretenduar. Autoritetet u përpoqën të kontaktonin me Spears për ta marrë atë, “por ajo nuk donte të fliste me ta.”

Policia do të dërgojë çdo rezultat që zbardhet nga hetimi në Zyrën e Prokurorisë të Qarkut Ventura, e cila do të shqyrtojë rastin dhe do të vendosë nëse do ta dënojë yllin e popit.

Avokati i Spears, Mathew Rosengart ka treguar në një deklaratë se nuk është “asgjë më shumë se një dhunë e supozuar” dhe shtoi “për një celular, pa asnjë goditje dhe padyshim asnjë dëmtim”, shkroi ai. “Çdokush mund të bëjë një akuzë. Kjo duhet të ishte mbyllur menjëherë.”


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu