Në qendrat shëndetësore verore të Velipojës ka një fluks të shtuar të pacientëve të dyshuar me covid-19, të cilët paraqiten për të kryer testet e shpejta.
Mesatarisht në këto qendra shëndetësore kryen 60 testime në ditë prej të cilëve evidentohen 30 raste pozitive ose 50%.
Burime nëjnë me dije se të infektuar janë më të shumtë emigrantët kosovarë të cilët zgjedhin Velipojën si nga destinacionet e tyre turistike për shkak dhe të afërsisë me Kosovën.
Ndërkohë së fundmi është përhapur gjithashtu dhe nje virozë ngjitëse (Gastroenteritis) tek të gjitha moshat përfshirë edhe femijët, e cila shkakton diarre dhe të vjella .
Për këtë virozë paraqiten mesatarisht 100 pacientë në ditë. Në lidhje me situatën
Nderkohe Drejtoresha e Qendrës Shëndetësore në Velipojë , Vjollca Laçaj, nuk pranoi të prononcohej në media.