Këngëtari i njohur shqiptar, Ermal Meta, tregoi në muajin qershor se do të mbante një koncert në Tiranë.
Koncerti në fjalë do të zhvillohej në stadiumin “Air Albania” më datë 26 korrik. Por papritur, e gjitha u anulua dhe fansat u bënë kureshtarë të dinin se çdo të ndodhte.
Këngëtari i njohur shqiptar Ermal Meta, gjatë muajit Qershor që lamë pas, njoftoi mbajtjen e një koncerti të tij në Shqipëri. Planet ishin për më datë 26 Korrik, por diçka shkoi keq dhe koncerti u anulua. Këngëtari bën me dije në rrjetin e tij social “Instagram” se koncerti do të mbahet më datë 17 Shtator në stadiumin “Air Albania”.
“Siç premtuam, kemi një datë të re. Pas koncertit në Tormina do të këndojmë së bashku nën qiellin e Tiranës. Më 17 Shtator në stadiumin
‘Air Albania’ do të krijojmë së bashku një kujtim të bukur.
Koncerti do të jetë falas dhe artdashësit mund të regjistrohen nga e marta, 25 gusht në linkun në story. Ju pres!“, shkruan këngëtari.