Aksident i rëndë në Fier, raportohen për 6 persona të plagosur

0

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në rrugën Fier-Levan.

Burime nga vendi i ngjarjes kanë bërë të ditur se, nga aksidenti janë 6 persona të plagosur.

Dy prej tyre janë në gjendje të rëndë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur tek kthesat e Levanit afër ‘çesmes’ së këtij fshati.

Në vendngjarje policia.

Policia Fier/ Informacion paraprak

Sot rreth orës 14:10, në aksin rrugor Levan–Fier, janë përplasur automjetet tip ‘Toyota’ dhe ‘Volkswagen’, ku për pasojë janë dëmtuar 2 drejtuesit dhe 4 pasagjerë, shtetasit S. G., 25 vjeç, E. M. 39 vjeç, F. Y. 33 vjeç, A. Y., 45 vjeçe, K. Y., 20 vjeç dhe P. Y., 53 vjeç, banues në Drizar, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu