Tiranë
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. A., 28 vjeç, pasi në vendin ku u konstatua ky shtetas, në një çantë, iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë narkotike kanabis dhe një përforcues grushti.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 u bë ndalimi i shtetases H. D., 61 vjeçe, e konstatuar nga sherbimet e K.P.K Rinas, sepse Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e ka dënuar me 20 ditë burg, për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm”.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
G. N., 34 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse;
E. Xh., 35 vjeç, Sh. M., 44 vjeç dhe G. N., 22 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur.
Më datë 19.08.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasve B. K., 28 vjeç dhe M. M., 27 vjeç,pasi dyshohet se kanë ushtruar dhunë fizike ndaj ish-bashkëjetueses së shtetasit B. K. Punohet për kapjen e tyre dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.