Përplasen fort dy automjete, bllokohet autostrada Tiranë-Durrës

0

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në autostradën Tiranë-Durrës.

Disa makina janë përplasur pranë Maminasit, duke bërë që të bllokohet e gjithë autostrada në krahun kur shkon për Durrës.

Vargu i trafiku të makinave mësohet se mbërrin deri në Vorë.

Deri më tani nuk ka informacione për persona të lënduar.