Dy automjete janë përplasur dhe kanë dalë nga rruga në aksin Fier-Vlorë, gjatë ByPassit në afërsi të fshatit Pojan.
Shkak i aksidentit dyshohet të jetë bërë shpejtësia e lartë, ndërkohë që raportohet për tre persona të lënduar lehtë që po marrin kujdes shëndetësor në spitalin e Fierit.
Automjetet ishin drejtuar drejt jugut të vendit me pushues nga Korça dhe Kosova. Në vendngjarje shihen rroba, enë guzhine dhe ushqipe të shperndara nëpër tokë, si dhe automjetet e shkatërruar, duke dëshmuar shpejtësinë e lartë të mjeteve dhe fuqinë e aksidentit.
Njoftimi i plotë i policisë: Fier
Informacion paraprak
Sot rreth orës 08:45, në bypass_in e Fierit, në vendin e quajtur “Pojan”, automjeti tip “Volksëagen” me drejtues shtetasin E. T., është përplasur me automjetin tip “Nisan” me drejtues shtetasin I. T, ku për pasojë të dy automjetet kanë dalë nga rruga dhe janë dëmtuar lehtë 3 pasagjerë të cilët po marin ndihmën mjekësore në Spitalin Fier pa probleme për jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.