I kërkuari për vrasjen e një personi dhe plagosjen e dy të tjerëve, arrestohet në Kosovë

0

Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas shqiptar, i cili akuzohet për vrasje.

Sipas njoftimit të prokurorisë së Gjakovës, shqiptari me inicialet M.D., akuzohet se më 12 nëntor 2000, në fshatin Koshare, Komuna e Gjakovës, ka vrarë një person, dhe ka plagosur dy persona të tjerë.

“Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, ju njofton se, më 26 gusht 2021, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka ndaluar personin me inicialet M.D., nga Republika e Shqipërisë, nën dyshimin se ka kryer veprat penale “Vrasje e rëndë”, dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Ekziston dyshimi se i njëjti, më 12 nëntor 2000, në fshatin Koshare, Komuna e Gjakovës, me armë zjarri ka vrarë një person, dhe ka plagosur dy persona të tjerë.

I dyshuari me urdhër të prokurorit të shtetit gjendet në ndalim 48 orë”, thuhet në njoftim

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu