Tragjedia e dytë brenda 24 orëve, 4 persona digjen brenda makinës

0

Aksidentet janë kthyer në një problem tepër serioz për Turqinë. Dhjetra persona humbin jetën çdo ditë në rrugët e këtij vendi për shkak të shpejtësisë dhe mungesës së kujdesit nga shoferët.

Një ditë më parë ndërruan jetë 6 persona në Konya pasi një kamion përplasin makinën plotë me njerës, ndërsa sot 4 të tjerë janë djegur të gjallë në automjet.

Mediat lokale bëjnë me dije se aksidenti ndodhi pranë Izmirit, kur një makinë me katër persona brenda u godit nga pas nga një tjetër automjet duke marrë flakë menjëherë.

Të katërt pasagjerët nuk patën mundësi të dalin prej makinës duke ndërruar jetë mes flakëve.



PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu