Një aksident ka ndodhur mëngjesin e së hënës në hyrje të tunelit nga krahu i Elbasanit pasi një automjet tip BMW është përplasur me autobusin e linjës së pasagjerëve Elbasan – Tiranë. Fatmirësisht, nuk ka viktima, as të plagosur në asnjerin nga automjetet.
Siç shihet edhe në foto dëmtimi i automjetit është i rëndë, edhe autobusi është dëmtuar lehtë nga pas te radiatori, por nuk ka lëndime në njerëz nga të dyja palët.
Aksidenti sapo ka ndodhur dhe në vendin e ngjarjes nuk kane ardhur ende Policia, ambulanca apo karroatreci. Mjetet kanë mbetur në mes të rrugës duke shkaktuar një ngadalësim të trafikut.”