Maliq: 2 persona me djegie nga makina në flakë (PAMJE)

0

Dy persona që kanë qenë duke udhëtuar në makinën që shihni në video me targa Aa 731 LC kanë përfunduar në spital me djegie nga agzi që shpërtheu brenda në makinë.

Nga burimet mësohet se Policia e Maliqit informoi paraprakisht se më datë 01.09.2021, rreth orës 7:20, në fshatin Vloçisht, Maliq, ka rënë zjarr në një automjet në ecje, i cili sapo ishte furnizuar me lëndë djegëse (gas) në një karburant në afërsi të këtij fshati.

Për pasojë kanë pësuar djegie, drejtuesi dhe pasagjeri të cilët u dërguan për mjekim në Spitalin e Korçës.

Shërbimet e zjarrfikëses, kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu