Maqedonia e Veriut vendos masat në kufi. Kush lejohet të kalojë dhe çfarë duhet të mbani parasysh

0

Qafe Thanë: Prej kësaj të mërkure nē territorin e Maqedonisë së Veriut do të lejohen të hyjnë vetëm qytetarët me pasaportë vaksine ose test PCR negativ të 72 orëve të fundit.

Shtimi i rasteve të të prekurve me variantin Delta, detyroi autoritetet e vendit fqinj të kushtëzojë lëvizjen e qytetarëve nga vendet e tjera.

Hyrja në fuqi e masave të reja kufizuese  solli reduktim të ndjeshëm të lëvizjeve ndërkufitare në doganën e Qafë Thanës.

Gjatë paradites drejt Maqedonisë së Veriut udhëtuan pak qytetarë,të cilët u paraqitën në kufi me pasaportë vaksinimi. Ata që kishin marrë vetëm një dozë vaksine u kthyen pas nga policia kufitare.

Qytetarët që udhëtojnë tranzit për në Maqedoninë e Veriut duhet të plotësojnë deklaratën përkatëse në pikat e kalimit kufitar.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu