Një lajm i zi për botën e futbollit teksa raportohet se është ndarë nga jeta lojtari i Juventus. Bëhet fjalë për Bryan Dodien, i cili ka humbur betejën e gjatë me tumorin. 17-vjeçari ishte një nga futbollistët premtues të të rinjve.
Sëmundja e rëndë e detyroi të linte futbollin në vitin 2015.
4 vite më vonë, ai u rikthye sërish në fushë duke kontribuar për skuadrën e Juventus. “Bryan, unë jam me ty”, pati thënë dikur Paul Pogba duke mbështetur lojtarin e ri.