Vodhi më shumë se 700 të brendshme femrash, arrestohet 56 vjeçari ‘pervers’

0

Oficerët e policisë në qytetin jugor japonez të Beppu kanë akuzuar një burrë për vjedhjen e 730 rrobave të brendshme të grave nga lavanderitë me pagesë.

Sipas mediave të huaja, autoritetet u njoftuan fillimisht nga një studente 21-vjeçare e paidentifikuar, e cila akuzoi Tetsuo Urata, 56 vjeç, për vjedhjen e gjashtë palëve të brendshme të sajat në një lavanderi më 24 gusht, sipas transmetuesit lokal të lajmeve Abema TV.

Policia e qytetit u shfaq në banesën e Urata atë javë, ku gjeti 730 të brendshme të fshehura në banesën e tij.

Urata është arrestuar dhe i ka pranuar autoriteteve se ka vjedhur të brendshmet e gjetura në posedim të tij, sipas Yahoo Japan News.

“Ne nuk kemi konfiskuar një numër kaq të madh brekësh prej vitesh”, ka thënë një zëdhënës i departamentit të policisë së qytetit Beppu për Abema TV.

Policia e qytetit Beppu aktualisht po kryen hetime të mëtejshme mbi incidentin, sipas MSN Japoni.

Në Japoni ka pasur edhe raste të tjera të këtij lloji:
Këtë mars, Takahiro Kubo, një elektricist 30-vjeçar, u akuzua nga autoritetet në Prefekturën Saga jugperëndimore për vjedhjen e 424 të brendshme dhe rroba banje nga vajzat adoleshente.

Ai u kap kur një banor në Saga e filmoi atë duke u përpjekur të vidhte një rroba banje duke u tharë në një litar rrobash.

Vjedhje serike e të brendshmeve ndodh edhe në SHBA.

Në korrik, Associated Press raportoi se policia e Alabamas gjeti më shumë se 400 brekë në shtëpinë e John Thomas Uda, 27.

Uda u akuzua gjithashtu për vjedhjen e të brendshmeve nga lavanderitë në vitin 2019


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu