Para pak ditësh në redaksinë e JOQ ALBANIA mbërriti një denoncim në lidhje me aplikacionin “My Vodafone” nga kompania “Vodafone” që çdo ditë e më shumë abuzon me shqiptarët. Sipas qytetarit ky aplikacion vjedh të dhënat duke të dhënë mundësinë që të fikësh dhënien e datave për qëllime marketingu, por nëse rifutesh dhe e kontrollon vihet re se ato janë ndezur sërish.
Por duket se skandali me “My Vodafone” ka përmasa më të mëdha pasi një qyetar që ka shkruar në redaksinë tonë ka treguar se janë vetë operatorët ata që shpërndajnë të dhënat. Sipas qytetarit operatorët u japin të dhënat e klientëve të afërmve të tyre si ndere dhe më pas të tjerët të kontaktojnë. Ai ka treguar se operatorët kërkojnë vetëm një emër që dyshoni dhe një numër dhe më pas të nxjerrin të gjitha të dhënat e tyre ashtu siç janë regjistruar në apliakcion.
Denoncimi i qyetatarit:
Pershendetje, Persa i perket, Atij postimit Per vjedhejen E te dhenave Nga vodavone Pata nje rast Kur i shkrova dikujt Dhe kishin ikur ne nje pike vodafone ne elbasan Dhe operatori I kishte dhene te gjitha te dhenat e mia Nuk arrita dot ta marr foton qe kishte personi Me te dheneat e mia Qe ia kishte derguar operatori. Po nejse. Per sqarim Nje djale fliste me nje vajze Dhe i shkruan nga nr im per arsye se u zune Pwr ta provokuar Mbas 5 ditesh Vjen ky djali Dhe me thote qe kishte gjetur Nr tend Me foto te kartes ke t gjitha I kishte n tel Po nejse. Thjesht per te perfocuar Ate qe thote postimi per vjedhjen e te dhenave Si i kishte arritur keto pra, kjo eshte pyetja Kishte mik operatorin e vodafone cThjesht nje nder. Vajta pyeta un Nje mikeshen time operatore Mjafton nje emer Tha qe dyshon dhe nr qe do t gjesh Dhe ta nxjerr un tha T gjitha t dhenat