E rëndë në Greqi/ Çifti pakistanez përdhunon një 15 vjeçare

0

Një ngjarje e rëndë mësohet të ketë ndodhur në Greqi. Një e mitur 15 vjeçare është përdhunuar nga një 36-vjeçar nga Pakistani dhe e dashura e tij, shkruan Protothema.

Sipas denoncimit të bërë nga e reja në rajonin e Policisë, çifti pakistanez, pasi e kapën, i kërkuan asaj 2 mijë euro në mënyrë që ta linin të lirë. Por duke qenë se e mitura nuk kishte këto të ardhura, ata e kanë përdhunuar atë. Sipas raportit të publikuar nga Policia, ngjarja ndodhi ditën e djeshme në zonën e Diavatës.

Ndërkohë që Policia, pas denoncimit arrestuan çiftin dhe drejt tyre janë ngritur tre vepra penale. Ata akuzohen për “Përdhunim”, “Abuzim me të miturit” dhe “Zhvatje”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu