Është përfshirë nga flakët kati i 10 i një pallati në Lezhë.
Shkak për shpërthimin e zjarrit është bërë rrjedhja e një bombule gazi.
Nga tentativa për të neutralizuar flakët, ka pësuar djegie kryefamiljari.
Ky i fundit ndodhet në spital, ku po merr mjekimin e parë, ndërsa policia dhe zjarrfikësit ndodhen në vendin e ngjarjes.