Ndërsa po diltë nga selia e PD-së për t’iu drejtuar Kuvendit, Lulzim Bashës i kanë dalë përpara një grup militantësh demokratë duke i kërkuar llogari për vendimin e djeshëm për përjashtimin e Berishës. Disa prej tyre kanë lëshuar fyerje të rënda ndaj Bashës, i cili vijoi rrugën bashkë me deputetët e tjerë për në Kuvend.
“Tradhtar, poshtë Amerika, poshtë Edi Rama”, kanë qenë disa prej thirrjeve të tyre.
Ndërkohë simpatizantë të tjerë kanë pritur liderin Berisha me ovacione dhe me dy gishtat lart për të treguar mbështetje pas ngjarjes së djeshme.
Në fjalën e tij, ish-kryeministri Berisha tha se përjashtimi i tij është një pazar mes Bashës dhe Ramës.
“Pazar i turpshëm i Lulzim Bashës dhe Edi Ramës, do dal nga kjo betejë më e fortë, rroftë PD, rroftë Shqipëria”, tha Berisha.
Berisha është futur i vetëm me makinë në oborrin e Kuvendit, ku është pritur te dera e automjetit nga Edi Paloka, Flamur Noka dhe Tritan Shehi. K