Ambasada Amerikane në Tiranë ka përkujtuar 20 vjetorin e sulmeve të 11 shtatorit, ku rreth 3 mijë veta humbën jetën.
Ambasada shkruan “nderojmë jetën dhe kujtimin e tyre në këtë rast solemn dhe vajtojmë atë që të gjithë kemi humbur në atë ditë të tmerrshme”.
“Sot, ne shënojmë 20 vjetorin e sulmeve të 11 shtatorit dhe vajtojmë gati 3,000 jetë të marra shumë shpejt. Njerëzit që humbën jetët në Kullat Binjake, Pentagon dhe Shanksville – përfshirë dhënësit heronj të ndihmës së parë, që dhanë jetën për të ndihmuar të tjerët – lanë pas të dashurit dhe komunitetet, të cilat nuk ishin më kurrë njësoj. Ne nderojmë jetën dhe kujtimin e tyre në këtë rast solemn dhe vajtojmë atë që të gjithë kemi humbur në atë ditë të tmerrshme” shkruan ndër të tjera ambasada në postimin e saj.