Banorët në fshatin Pezë të Madhe, pjesë e njësive administrative në varësi të Bashkisë së Tiranës, kërkojnë vetëm një urë për të kaluar pasi ajo ekzistuese është kthyer në rrezik serioz për jetën e tyre.
Prej gati 2 muajsh, kjo urë në Pezë të Madhe ka dalë jashtë funksioni.
Fshati është pjesë e njësise administrative të Pezës, në varësi të Bashkisë së Tiranës.
Dërrasat që janë mbi të janë të thyera ,duke e bërë kalimin pothuajse të pamundur.
“Këtu bie i madh e i vogël”, ura në Pezë të
Banorët e thonë se kalimi, sidomos natën është edhe më shumë i rrezikshëm
“Shumë vështirë. I dërgojmë fëmijët në shkollë.”
“U bë dy muaj e gjysmë, që nuk kalon makinë këtu.”
Vilë në zonën e mbrojtur, arrestohen punëtorët e ndërtimit në Sarandë, në kërkim pronari
Shpërthen bombola e gazit në Fier, ngjarja në apartamentin e një pallati
Kalimi në këtë urë është rrezik për çdo banor pasi gjendja e ures është e degraduar por shqetësim është që njësia administrative nuk ka marrë asnjë masë për sigurinë e banorëve në Pezë të Madhe.
“Aty bie i madh e i vogël, ka rënë dhe makina.”
“Jemi ankuar në komunë dhe thonë nuk kemi fonde.”
“Këtu bie i madh e i vogël”, ura në Pezë të
Kërkojnë nga njësia administrative marrjen e masave sa më parë pasi vjeshta dhe afrimi i dimrit me reshjet dhe prurjet e lumit bllokojnë edhe rrugën, në të cilën aktualisht kalojnë automjetet.
“Ta rregullojnë, jemi një komunitet aty, nuk janë dy vetë.”