Edi Paloka: Azem Hajdari dhe Sali Berisha janë pjesa më e mirë e historisë së PD

0

Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edi Paloka përmes një statusi në rrjetet sociale përkujton 23-vjetorin e vrasjes së Azem Hajdarit.

Ndër të tjera Paloka shprehet se Azem Hajdari u vra nga “bandat e pushtetit” ndërsa e cilëson atë dhe Sali Berishën si pjesa më e mirë e historisë së PD.

Shkrimi i Palokës:

23 vite me parë ne humbëm Azem Hajdarin në një pusi të ngritur nga bandat e pushtetit! Humbem një nga luftëtarët e vërtetë për liri dhe të drejta, mbase të papërsëritshëm në llojin e tij! Azemi është një pjesë thelbësore e historisë së PD dhe pluralizmit në Shqipëri. Azemi është shembulli më i qartë se liria dhe të drejtat fitohen në beteja ballë për ballë, në beteja të forta e të vështira, që mund të kërkojnë dhe sakrifica sublime, por pa të cilat është e pamundur të fitohet.

Azem Hajdari dhe Sali Berisha janë pjesa më e mirë e historisë sonë, të historisë së shqiptarëve gjatë këtyre 30 viteve pluralizëm! Nderimi i kësaj historie nuk është thjeshtë detyrim moral i yni, por detyrim ndaj vlerave dhe bazamentit te parimeve mbi te cilin duhet te ngrihet dhe e ardhmja e ketij vendi!Respekt e nderim!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu