Përçarja e Iranit dhe Perëndimit vazhdon/Asnjë përparim në dy çështjet e marrëveshjes së 2015

0

Shefi i Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike, Rafael Grossi do të niset këtë fundjavë drejt Teheranit për të zhvilluar tryezë bisedimi me kreun e ri të Agjencisë iraniane për Energjinë Atomike, Mohammad Eslami që mund të lehtësojnë një ngërç mes Iranit dhe vendeve perëndimore por dhe që mund të rrezikojnë një përshkallëzim të negociatave për ringjalljen e marrëveshjes bërthamore me Iranin.

Agjencia Ndërkombëtare për Energjinë Atomike informoi shtetet anëtare këtë javë se nuk kishte pasur përparim në dy çështje kryesore: shpjegimin e gjurmëve të uraniumit të gjetur në disa impiante të vjetra, e të padeklaruara dhe sigurimin e qasjes urgjente tek disa pajisje monitorimi, në mënyrë që agjencia të vazhdojë të mbajë nën vëzhgim pjesë të programit bërthamor të Iranit, sikurse parashikohet nga marrëveshja e vitit 2015.

Bisedimet mes SHBA-së dhe Iranit, që synojnë rikthimin tek kushtet e marrëveshjes bërthamore, janë ndërprerë që nga qershori. Uashingtoni dhe aleatët e tij evropianë i kanë kërkuar Presidentit Ebrahim Raisi t’u rikthehet bisedimeve.

Sipas marrëveshjes së vitit 2015 mes Iranit dhe fuqive të mëdha, Teherani ra dakord për kufizime të aktiviteteve bërthamor në këmbim të heqjes së sanksioneve ndërkombëtare.

Në vitin 2018 ish-Presidenti Donald Trump i tërhoqi Shtetet e Bashkuara nga marrëveshja, duke rivendosur sanksione të dhimbshme ekonomike ndaj Iranit. Që nga viti 2019 Teherani u përgjigj duke shkelur shumë nga ato pika që përbëjnë thelbin e marrëveshjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu