Milani mposht Lazion dhe ruan perfeksionin

0
Photo Tano Pecoraro/LaPresse August 23, 2021 - Genoa, Italy Soccer Sampdoria vs Milan - Italian Serie A Football Championship 2021/2022 - Luigi Ferraris Stadium.In the photo: milan team PUBLICATIONxNOTxINxITAxFRAxCHN Copyright: xTanoxPecoraro/LaPressex

Milani ishte i pandalshëm sonte ndaj Lazios dhe arriti të fitojë me shifrat 2-0 në “San Siro”, duke mos e diskutuar në asnjë moment triumfin në këtë sfidë. Në minutën e 45 ndeshja mori seriozitetin që duhet të kishte.

Kessie fitoi një penallti në duel me Immobile në zonë. E mori vetë përsipër, por e humbi, duke goditur traversën fillimisht dhe gabuar më pas me kokë në kthimin e topit.

Për të korrigjuar gabimin e mesfushorit mendoi talenti Rafael Leao. Portugezi tundi rrjetën e Reinas dhe i dha avantazhin Milanit në minutën e 45-të, pak çaste pasi Kessie kishte humbur shansin e artë për të shënuar.

Pas më shumë se 9 minutash shtesë u mbyll pjesa e parë, teksa edhe e dytë foli me ngjyrat kuqezi. Për t’i dhënë kolorin e duhur mendoi Zlatan Ibrahimovic, i cili zbriti për herë të parë në fushë në ndeshje zyrtare në këtë sezon.

39-vjeçari u mor vesh në perfeksion me Rebic dhe finalizoi lehtë pasimin perfekt të yllit kroat, duke fiksuar shifrat 2-0 në minutën e 67. Lazio u përpoq të reagonte në minutat e fundit, por dy gola ishin shumë për të pretenduar edhe barazimin.

Sa për shqiptarët, Hysaj luajti 90 minuta, Strakosha si zakonisht në muajt e fundit e ndoqi ndeshjen nga stoli, ndërsa Muriqi u aktivizua në minutën e 84-t në vend të Immobile, pa lënë dot shenjë në këtë ndeshje. Milani merr fitoren e tretë radhazi dhe mban vendin e parë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu