Bayern në problem/ Pritet t’i mungojnë dy sulmues në sfidën kundër Barcelonës/

0

Sulmuesit Serge Gnabry dhe Robert Lewandowski janë në dyshime për takimin e radhës të Bayern Munich ndaj Barcelonës e vlefshme për fazën e grupeve në Champions League.

Të dy lojtarët u zëvendësuan në sfidën e fundit kundër RB Leipzigut. Trajneri Julian Nagelsmann konfirmoi lëndimin e Gnabryt që është dëmtuar në shpinë, ndërsa tha se nuk e di nëse do jetë gati për të martën.

Ndërsa, “bomberi” polak thuhet se ka probleme fizike. Mbetet të shihet nëse Bayern do të konfirmojë ose jo mungesat e futbollistëve për takimin ndaj katalunasve.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu