Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën për liri të ish kreut të Bashkisë së Lushnjës Fatos Tushe.
Ky i fundit me argumentin se nuk është mirë nga gjendja shëndetësore, kërkoi zbutje të masës “Arrest në burg”, por kërkesa është rrëzuar nga gjyqtari Erion Çela.
Edhe më herët ish kreu i Bashkisë Lushnjë, i akuzuar për “Shpërdorim detyre” në dyshimin e abuzimit me fondet publike, ka kërkuar ndryshim të masës, teksa para Gjykatës ka mohuar akuzat, duke pretenduar pafajësi.