Prishtina me spital fëmijësh, donacion 22 mln euro i Emirateve të Bashkuara Arabe

0

Ditën e sotme është inaguruar Spitali për fëmijë në Prishtinë, ku financues kanë qenë Emiratet e Bashkuara Arabe.

Lajmin e  ka bërë me dije ish-presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga, në një postim në rrjetet sociale, ku bën me dije se donacioni nga Emiratet kap vlerën kap shifrën 22 milionë euro.

Ajo shkruan se marrëveshja e projektit është nënshkruar në vitin 2015, ndërsa shton se ndërtimi i Spitalit për Fëmijë është, padyshim, një shenjë e fuqishme e miqësisë dhe partneritetit që kanë me Emiratet e Bashkuara Arabe.

Postimi i plotë:

Sot, inauguruam Spitalin për Fëmijë në Prishtinë.

Udhëtimi nga viti 2015 kur u nënshkrua marrëveshja për nisjen e projektit, një donacion gjeneroz prej 22 milion Eurosh i Emirateve të Bashkuara Arabe, e deri tek inaugurimi i sotëm ishte i gjatë dhe sfidues.

Por, vullneti i fuqishëm na dhuroi durimin dhe na ndihmoi të kapërcejmë të gjithë pengesat.

Jam jashtëzakonisht mirënjohëse ndaj Emirateve të Bashkuara Arabe dhe familjes mbretërore për mbështetjen e tyre të palëkundur ndaj Kosovës, mirëqenies së popullit tonë dhe të ardhmës së tij.

Ndërtimi i Spitalit për Fëmijë është, padyshim, një shenjë e fuqishme e miqësisë dhe partneritetit që kemi me Emiratet e Bashkuara Arabe.

Së bashku, jetësuam një ëndërr duke realizuar një projekt modern e të sofistikuar, i cili do t’u lehtësojë fëmijëve trajtimin spitalor dhe do t’i kursejë shtetit miliona Euro që më parë ishin shpenzuar për shërimin e pacientëve jashtë vendit.

Fëmijët janë e ardhmja jonë dhe investimi në mirëqenien e tyre është i domosdoshëm! Fëmijëve të sëmurë do t’u kthejmë buzëqeshjen, e prindërve të tyre do u kthejmë shpresën e besimin në shtet dhe në aleancat tona ndërkombëtare.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu